Juventus, perfekt për lojtarët e rinj

18-vjeçari Kingsley Coman po konsiderohet si një talent shumë premtues. Ai u transferua tek Juventus me parametra 0 pasi refuzoi të vazhdonte kontratën me PSG. Pasi debutoi me zonjën e vjetër, francezi thotë se kampioni italian është skuadër ideale për lojtarët e rinj.

Sport

02/09/2014 13:40

Coman beson se Juventus është skuadër ideale për lojtarët e rinj dhe shpreson se do të i ndjekë hapat e bashkëkombasit të tij, Paul Pogba.

I riu francez ka debutuar me Juventusin në ndeshjen e parë të këtij kampionati në Serie A, të fituar 0-1 ndaj Chievos, ku madje ka fituar epitetin e lojtarit të ndeshjes.

“Kur drejtuesit e Juventusit më prezantuan projektin e tyre, më treguan për Pogban. Ai është një shembull se si lojtarëve të rinj i jepet mundësia që të shkëlqejnë këtu në Juventus”.

“Do të ishte shumë më e vështirë në PSG”.

“Njerëzit e Juventusit i shikojnë vetëm aftësitë e mia. Më thanë se do të kem shansën të luaj posa ta tregoj veten”.

“Mundësia ekziston, andaj pretendoj të luaj 15 deri 20 ndeshje këtë sezon”, përfundoi franzeci.