Juventus ofron një nga tre yjet e skuadrës për Pogban

Juventus nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga gara për Paul Poga.

Sport

11/11/2018 09:57

Gjiganti i Serie A vazhdon t’i ngacmojë “djajtë e kuq”, sa i përket shërbimeve të fituesit të Kupës së Botës.

Juve po planifikon të ofrojë njërin nga tre yjet ( Medhi Benatia, Alex Sandro ose Mario Mandzukic), në mënyrë që të mund të nënshkruajnë me francezin, shkruan “”Express co.uk”, transmeton lajmi.net.

Pogba në anën tjetër vazhdon të bëjë të ditur se ai e dëshiron një largim nga “Old Trafford”, saktësisht në drejtim të Torinos.

Edhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka thënë se zemra e francezit është në Juventus. /Lajmi.net/