Juventus në bisedime me super yllin e Monacos

Drejtuesit e “Bianconerëve” janë në kontakt me menaxherin e Fabinhos, Jorge Mendes në lidhje me transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

17/02/2018 09:28

Juventus kërkon një përforcim të madh nga Monaco.

“Mundo Deportivo” shkruan se skuadra kampione në fuqi nga Serie A ka shfaqur interesim për mesfushorin Fabinho.

Drejtuesit e “Bianconerëve” janë në kontakt me menaxherin e Fabinhos, Jorge Mendes në lidhje me transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Juventus e sheh Fabinhon si përforcim të madh për sezonin e ri. /Lajmi.net/