Juventus në 1/8 e Europa League

Juventus mposhti Trabzonsporin 2:0 në udhëtim duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Europa League. Bianconerët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 4:0. Arturo Vidal kaloi Juventusin në epërsi kur shënoi nga afërsia në minutën e 18’të. Pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, Pablo Daniel Osvaldo e dyfishoi avantazhin e mysafirëve pas golit…

Sport

27/02/2014 21:55

Juventus mposhti Trabzonsporin 2:0 në udhëtim duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Europa League.

Bianconerët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Arturo Vidal kaloi Juventusin në epërsi kur shënoi nga afërsia në minutën e 18’të.

Pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, Pablo Daniel Osvaldo e dyfishoi avantazhin e mysafirëve pas golit me kokë që realizoi në asistim nga Sebastian Giovinco.

Në vazhdim, Juventus vazhdoi dominimin e lojës por humbi shumë raste për shënim.

Në fazën tjetër, ekipi i Antonio Contes do të takohet me Fiorentinën që barazoi 1:1 me Esbjerg, por vazhdoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Kurse, Tottenham e përmbysi disavantazhi prej një goli, duke mposhtur Dnipron 3:1 në White Hart Lane.