Juventus ndryshon sulmin për ndeshjen ndaj Cagliarit

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave për ndeshjen Cagliari - Juventus.

Sport

06/01/2018 12:42

Juventus viziton Cagliarin në ndeshjen e tyre të parë në Serie A për vitin 2018.

“Bianconerët” do të paraqiten me një ndryshim në repartin sulmues.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Federico Bernardeschi pritet të luajë nga minuta e parë së bashku me Paulo Dybalan e Gonzalo Higuain në treshen e sulmit të Juventusit për ballafaqimin ndaj Cagliarit. /Lajmi.net/