Juventus ndryshon sulmin për ndeshjen ndaj Atalantas

"Sky Sport" ka njoftuar se Gonzalo Higuain mund të pushohet ndaj Atalantas.

Sport

14/03/2018 12:43

Gonzalo Higuain mund të jetë rezervist te Juventus në ndeshjen e mbetur ndaj Atalantas në Serie A.

“Sky Sport” ka njoftuar se ylli argjentinas mund të pushohet kurse në vend të tij pritet të luajë Mario Mandzukic.

Higuain është rikthyer së fundmi nga lëndimi andaj mund të pushojë sonte në duelin në Allianz Stadium. /Lajmi.net/