Juventus ndryshon formacionin kundër Barcelonës

Douglas Costa mund të luajë në krah, në vend të sulmuesit kroat, Mario Mandzukic.

Sport

22/11/2017 10:41

Juventus do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës.

Mediat italiane raportojnë se Douglas Costa mund të luajë në krah, në vend të sulmuesit kroat, Mario Mandzukic.

Përforcimi i ardhur nga Bayern Munich u dallua me lojë të mirë në humbjen ndaj Sampdorias dhe mund të shpërblehet me fanellën e titullarit kundër Barcelonës. /Lajmi.net/