Juventus – Napoli, ndeshja në rrezik!

"Tuttosport" shkruan se ardhja e tifozëve të Napolit mund të rrezikojë sigurinë e ndeshjes.

Sport

20/04/2018 09:06

Juventus dhe Napoli takohen në Allianz Stadium të dielën në ndeshjen që mund ta përcaktojë kampionin në Serie A.

Por, para ndeshjes ka filluar të shfaqet një problem. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se ndeshja është në rrezik për shkaqe sigurie, përcjell “lajmi.net”.

Gazeta nga Torino shkruan se ardhja e tifozëve të Napolit mund të rrezikojë sigurinë e ndeshjes.

Tifozët e Juventusit e kishin të ndaluar paraqitjen në San Paolo në ndeshjen e parë të skuadrave në pjesën e parë të sezonit.

Kurse, aktualisht ekziston një vendim që ua mundëson tifozëve të Napolit – nga qytetet tjera jashtë Napolit – të ndjekin duelin ndaj Juventusit në sektorin e tifozëve mysafirë në Allianz Stadium. /Lajmi.net/