Juventus mposhti Sassuolon 7:0, por lajmi i keq vjen pas ndeshjes

Blaise Matuidi do të mungojë ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të pësuar kundër Sassuolos.

Sport

04/02/2018 18:15

Juventus zhvilloi një ndeshje fantastike duke mposhtur Sassuolon me rezultat 7:0 në duelin e tyre në Serie A.

Por, skuadra kampione e Italisë mori një lajm të keq pas përfundimit të takimit në Torino.

Trajneri Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se mesfushori Blaise Matuidi do të mungojë ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të pësuar kundër Sassuolos, përcjell “lajmi.net”.

“Matuidi do të mungojë ndaj Tottenhamit, por të tjerët janë mirë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes. /Lajmi.net/