“Juventus mori Ronaldon, ne Ancelottin”

Pas zërave të shumtë për një largim të mundshëm nga Napoli, duket se gjithnjë e më shumë Hysaj po bindet të vazhdojë me skuadrën që një vit më parë ishte pranë titullit në Itali.

Sport

19/07/2018 23:21

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka folur së fundmi për mediat italiane, duke komentuar edhe transferimin e Ronaldos te Juventusi, për të cilin nuk shpreh aspak i “frikësuar”.

“Ronaldo te Juventusi, Ancelotti te Napoli. Do të jetë një sezon i bukur, pasi besoj se edhe Interi do të luftojë fortë këtë sezon, por ne do të synojmë vetëm titullin”, u shpreh Hysaj për “Sky Sport”.

Më tej, ai thotë se skuadra është duke u përshtatur tashmë me filozofinë e trajnerit të ri, që të marrë më të mirë më pas kur të nisi sezoni.