Juventus – Milan, gol nga Pjaca

Marko Pjaca është duke luajtur me ekipin Primavera në ballafaqimin ndaj rivalit të madh, Milan.

Sport

18/11/2017 13:41

Marko Pjaca është rikthyer me gol.

Sulmuesi kroat është duke bërë paraqitjen e tij të parë për Juventusin pas rikthimit nga lëndimi i rëndë i gjurit.

Ylli kroat është duke luajtur me ekipin Primavera në ballafaqimin ndaj rivalit të madh, Milan, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, ai ka shënuar gol në minutën e 35-të të ndeshjes duke kaluar Juventusin në epërsi. /Lajmi.net/