Juventus merr një lajm tejet të hidhur para ndeshjes me Atletico Madridin

Leonardo Bonucci pësoi lëndim në fitoren e Juventusit ndaj Lazios.

Sport

28/01/2019 12:00

Juventus fitoi në udhëtim ndaj Lazios me rezultat 1 me 2, ndërsa Leonardo Bonucci pësoi një lëndim goxha serioz.

Mbrojtësi italian e lëndoi kyçin e këmbës, andaj pritet që të mungojë rreth një muaj, përcjell lajmi.net.

Bonucci u pa në paterica gjersa po largohej nga Olimpico, andaj Juventus është vënë në presion për një mbrojtës të ri.

Martin Caceres u rikthye te torinasit pikërisht nga Lazio, ndërsa Medhi Benatia është rrugës për në Katar.

Bonucci do ta humbet me shumë gjasë përballjen e parë ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, andaj Juvetnus mund të detyrohet ta transferojë një tjetër mbrojtës. /Lajmi.net/