Juventus me transferim të papritur nga Liverpooli (FOTO)

Juventusi ka vendosur ta forcojë skuadrën me një mesfushor.

Sport

17/07/2017 15:46

Klubi italian ka përcaktuar si objektiv mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Sipas “HITC”, bardhezinjtë kanë bërë gati 21 milionë euro për lojtarin turk, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka kontratë vetëm edhe një vit me Liverpoolin dhe pikërisht ky fakt i jep shpresë Juves që klubi nga “Anfield” do ta shesë reprezentuesin gjerman.

Emre Can u transferua te Liverpooli para tri vitesh nga skuadra e Bayer Leverkusenit për rreth 10 milionë funte. /Lajmi.net/

cats