Juventus me transferim gjigant në janar

Juventus dëshiron ta forcoj edhe më shumë mesfushën.

Merkato

09/12/2018 17:13

Juventus po tenton që ta transferojë një mesfushor në afatin e janarit.

‘Zonja e Vjetër’ ka kohë që po e vëzhgon mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele, përcjell “lajmi.net”.

Juventus dëshiron ta transferojë mesfushorin francez qysh në afatin e janarit, pasi e di se shumë skuadra janë vënë pas tij.

Ndombele ndryshe në Francë njihet si ‘N’Golo Kante’ i dytë, e që kjo gjë ka bërë që torinasit të jenë në ndjekje të tij. /Lajmi.net/