Juventus me transferim 200 milionësh në verën e ardhshme

Juventus po mendon të bëjë një transferim gjigant me të përfunduar ky sezon.

Merkato

03/01/2019 11:11

Thuhet se Juventus është i interesuar për Kylian Mbappén e Paris Saint-Germain, por një marrëveshje është shumë e vështirë.

I riu shihet si ylli i ardhshëm i futbollit, pasi në moshën 20-vjeçare, ai tashmë ka fituar Kupën e Botës.

Në ditët e fundit Mbappe ka qenë i lidhur me Juventusin, dhe në numrin e sotëm të Tuttosport thuhet se një marrëveshje është shumë e vështirë, por jo e pamundur, përcjell lajmi.net.

PSG janë nën hetime për shkeljet rregullit financiar, kështu që mund të detyrohen të shesin një nga yjet e tyre.

Madje edhe Mbappé do të kushtonte rreth 200 milionë euro, pasi kampionët francezë kanë paguar 180 milionë euro për të nënshkruar me të nga Monaco.

Kjo do të jetë dyfishi i asaj që bardhezinjtë paguan për Cristiano Ronaldon, i cili tashmë është një rekord i transferimeve në Serie A.

Ata do të duhet të shesin një lojtar si Paulo Dybala, për të financuar marrëveshjen, e cila mbetet e pamundur. /Lajmi.net/