Juventus me super përforcim nga Barcelona (FOTO)

Sergi Roberto mund të transferohet në Juventus.

Sport

10/08/2017 10:00

Juventus kërkon një përforcim nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se kampioni nga Serie A ka shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Sergi Roberto.

Roberto së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus thuhet se do të tentojë blerjen e tij me një ofertë me vlerë prej 40 milionë euro. /Lajmi.net/