Juventus me plot ndryshime në formacion kundër Fiorentinës (FOTO)

Massimiliano Allegri planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për duelin e radhës.

Sport

20/09/2017 12:13

Juventus takohet sonte me Fiorentinën në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

“Bianconerët” presin ekipin “Viola” në Allianz Stadium në kërkim të fitores së pestë me radhë.

Por, trajneri Massimiliano Allegri planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për duelin e radhës, përcjell “lajmi.net”.

Nga porta e deri në sulm pritet të ketë ndryshime në përbërjen e “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, “Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave për duelin që do të fillojë nga ora 20:45. /Lajmi.net/