Juventus me plot mungesa ndaj Olympiacosit

Juventus nuk do të jetë i kompletuar ndaj Olympiacosit.

Sport

05/12/2017 07:26

Juventus do të jetë me mungesa në duelin vendimtar ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Gianluigi Buffon e Miralem Pjanic pritet t’i bashkohen Giorgio Chiellinit në listën e atyre që nuk do të luajnë ndaj ekipit grek, për shkak të lëndimeve, shkruajnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Juventus kërkon kualifikimin ndaj Olympiacosit, dhe dëshiron ta arrijë me fitore në Athinë.

Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave. /Lajmi.net/

OLYMPIACOS (4-2-3-1): Proto; Koutris, Cissè, Engels, Diogo; Romao, Odjidja-Ofoe; Sebà, Fortounis, Pardo; Ansarifard.

JUVENTUS (4-3-2-1): Szczesny; De Sciglio, Barzagli, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain.