Juventus me përforcim të ri nga Man Utd

Juventus beson se mund ta bind Jose Mourinhon t’ua shesë Darmianin, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

06/01/2018 10:02

Juventus kërkon një përforcim të ri nga Manchester United.

“Sky Sport” në Itali raporton se skuadra kampione nga Serie A ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut, Matteo Darmian.

Ish futbollisti i Torinos ka ofertë për rikthim në Kampionatin italian te skuadra kampione, përcjell “lajmi.net”.

Juventus beson se mund ta bind Jose Mourinhon t’ua shesë Darmianin, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/