Juventus me ndryshime në formacion ndaj SPAL

Juventus ka mungesa për ndeshjen e sotme ndaj SPAL.

Sport

17/03/2018 08:53

Juventus do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme ndaj SPAL në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur ta pushojë mbrojtësin Giorgio Chiellini kurse Medhi Benatia mungon për shkak të suspendimit.

Në mesfushë mbeten dyshimet në lidhje me rreshtimin sepse Sami Khedira nuk është ftuar për shkak të ftohjes, përcjell “lajmi.net”.

Por, një garanci në sulm është prezenca e argjentinasit në formë, Gonzalo Higuain dhe bashkëkombësit të tij, Paulo Dybala. /Lajmi.net/