Juventus, më i rëndësishëm se paratë

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka treguar pse nuk u transferua në Manchester United gjatë verës. Ai insiston se është i lumtur te kampioni i Italisë ku thotë se ndihet si në shtëpinë e tij.

Sport

04/10/2014 09:56

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka bërë të ditur pse nuk u transferua në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kilian ishte objektiv i gjigantit anglez dhe menaxherit të ri Louis van Gaal. Mirëpo, as kjo nuk mjaftoi që të largohej nga Torino.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi gjatë muajve të verës por mendoj se asgjë e rëndësishme përndryshe do të flisja për mundësitë. Si do të përgjigjesha ndaj një oferte të Manchester Unitedit. Nuk e di, vërtetë. Mund të them se në Torino ndihem shumë mirë. Jam i lumtur këtu, njësoj sikurse gruaja ime, që e do këtë qytet, edhe fëmijët e mi janë mirë”, deklaroi Vidal për mediat italiane.

“Për mua gjendja e familjes është më e rëndësishme se çka do tjetër. Në Juventus jam i lumtur, është shtëpia ime, është vështirë të largoheni nga shtëpia, apo jo?”, u shpreh ai.