Juventus kontakton me Real Madrid, Isco është shënjestra

 Juventus po kërkon të zhvillohen bisedime me Real Madrid, për të shikuar mundësitë për nënshkrimin me Isco Alarcon.

Sport

11/01/2019 12:15

Skuadra nga Torino po kërkojnë të transferojnë mesfushorin spanjoll, i cili ka ngecur tek Real Madrid, shkruan Di Marzio, transmeton lajmi.net.

“Biankonerët” veçse kanë arritur një marrëveshje që ta transferojnë Aaron Ramseyn gjatë verës nga Arsenal, mirëpo ata kanë kthyer tashmë sytë edhe nga Isco.

Isco nuk po gëzon hapësirat e tij në “Santiago Bernabeu” që nga ardhja e Santiago Solarit në krye të stolit të “Los Blancos”.

Gjithashtu spanjolli është vërshëllyer edh nga tifozët e skuadrës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscoë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve për transferimin e Isco. /Lajmi.net/