Juventus kërkon Mustafin

Juventus ka filluar të bëjë gati planet për afatin kalimtar të verës. Dhe, në listën e objektivave të trajnerit Antonio Conte është edhe një futbollist shqiptar, mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport. Mustafi ka lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tij për skuadrën nga qyteti i Genovas dhe…

Sport

06/03/2014 08:08

Juventus ka filluar të bëjë gati planet për afatin kalimtar të verës.

Dhe, në listën e objektivave të trajnerit Antonio Conte është edhe një futbollist shqiptar, mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

Mustafi ka lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tij për skuadrën nga qyteti i Genovas dhe më herët gjatë kësaj jave u ftua edhe në Kombëtaren A të Gjermanisë nga selektori Joachim Low.

Ai nuk u aktivizua fare në miqësoren kundër Kilit, por vetë ftesa bëri me dijë se Low llogarit në të.

Për të siguruar shërbimet e Mustafit, raportohet se Juventus është i gatshëm të ofrojë gjysmën e kartonit të pronësisë së sulmuesit Manolo Gabbiadini, aktualisht një prej futbollistëve kryesor tek Sampdorias, por i huazuar nga gjiganti torinez.