Juventus ka të sigurt dy sulmues kundër Sassuolos

Juventus në duelin e radhës në Serie A takohet me Sassuolos.

Sport

11/09/2018 14:37

Juventus takohet me Sassuolon në xhiron e radhës në Serie A.

“Bianconerët” janë lider me tri fitore nga tri duelet e para dhe kërkojnë ta ruajnë bilancin pozitiv edhe në ballafaqimin me Sassuolon.

Mediat italiane shkruajnë se trajneri Massimiliano Allegri ka dy garanci sa i përket sulmit, përcjell “lajmi.net”.

Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic janë dy sulmues që e kanë vendin e sigurt ndaj Sassuolos në pritje për të mësuar të tretin që do ta kompletojë treshen e sulmit. /Lajmi.net/