Juventus ka 3 emra për portier të ri nëse pensionohet Buffon

Juventus planifikon sezonin e ri pa kapitenin Gianluigi Buffon.

Sport

10/04/2018 13:32

Gianluigi Buffon ende nuk ka vendosur nëse do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane raportojnë se Juventus tashmë ka disa emra për pasardhës të tij, si numër dy i Wojciech Szczesnyt.

Consigli, Marchetti dhe Audero janë tre emrat e konsideruar nga Juventus për portier të dytë nga sezoni i ri, përcjell “lajmi.net”.

Szczesny është i sigurt si pasardhës natyral i Buffonit i cili besohet se do të përfundojë karrierën e tij, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/