Juventus – Inter, mungon një futbollist i madh

Claudio Marchisio do t'i mungojë Juventusit në ndeshjen e madhe kundër Interit të dielën.

Sport

25/02/2016 14:49

Lajme të mira për trajnerin Massimiliano Allegri.

Kontrollet mjekësore kanë përjashtuar ndonje dëmtim për Claudio Marchision edhe pse ky i fundit do të qëndrojë jashte fushe spër 7 ditë duke humbur kështu sfidën e dyfishtë ndaj Interit në Kampionat dhe në Kupën e Italisë, por jo ndeshjen e kthimit ndaj Bayern  Mynihut për 1/8 e Champions Leagueas, takim që do të luhet në 16 Mars.

Nga kontrollet e kryera u konstatua se mesfushori i Bardhezinjve kishte pësuar vetëm një mbingarkesë muskulare në kofshën e majtë, përcjell “SuperSport.al”.

Lodhja e detyroi 30 vjecarin ti linte vendin Hernanes gjatë pushimit së Juve-Bayern Mynih. Ky i fundit duket si zgjedhja më e mundshme për trajnerin Allegrin per te zevendesuar Marchision edhe për  ndeshjen e së dielës kundër zikaltërve.