Juventus – Inter, merret vendimi final për titullin e vitit 2006

Titulli i Serie A i vitit 2006 edhe përfundimisht do t’i takojë Interi.

Sport

13/12/2018 18:21

Është Gjykata e Kasaconit në Itali, e cila përfaqëson edhe shkallën më të lartë të gjykimit, që ka vendosur për fatin e titullit të vitit 2006, të cilin në fushë e kishte fituar Juventusi, por që në tavolinë ia dhanë Interit pas Calciopolit të famshëm, përcjell ‘lajmi.net’.

Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë këtë fakt dhe kishin ankimuar çështjen për 12 vite me radhë në të gjitha shkallët e gjykimit, por sot morën edhe vendimin finale nga Kasacioni, që vendosi të lërë titullin për Interin.

Ky titull iu kishte dhënë Interit në vitin 2006 kur Juventusi u dënua për trukime të ndeshjeve, me ç’rast ishte dënuar me dëbim në Serie B, gjë e cila mbetet pika më e errët e futbollit italian./Lajmi.net/