Juventus ia humb një përforcim Milanit

Juventus është duke i prishur punë Milanit në përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel.

Sport

11/07/2015 10:35

Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel.

Por, ekziston një problem.

Reprezentuesi belg kërkohet edhe nga Juventus dhe kjo është duke ndikuar që ai të hezitojë rreth transferimit në San Siro, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Përndryshe, Witsel pritet të largohet nga klubi rus dhe së shpejti do të mësojmë destinacionin e tij të ri.