Juventus i afrohet Scudettos

Juventus shënoi fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme duke mposhtur Bolognan 1:0, dhe iu afrua Scudettos së tretë të njëpasnjëshme. Bianconerët tani kanë tetë pikë më tepër se Roma, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Sport

19/04/2014 21:25

Juventus mposhti Bolognan me rezultat 1:0 dhe bëri një hap të madh drejt titullit të tretë të njëpasnjëshëm në Serie A.

Pas një pjese të parë që nuk soli gola – pavarësisht kërcënimeve të vendasve – momenti vendimtar i sdidës erdhi pas intervalit.

Paul Pogba shënoi në minutën e 64-të me një goditje nga distanca dhe vendosi fituesin duke ia sjell Bianconerëve një fitore të madhe.

Juventus u shkëput ne 11 pikë epërsi ndaj Romës, që takohet sonte me Fiorentinën në Artemio Franchi.