Juventus humbi 25 milionë euro

Juventusit i kushtoi shtrenjtë eliminimi nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Antonio Contes që është duke dominuar në Serie A gjatë këtij sezoni, në rrugëtimin drejt titullit të tretë të njëpasnjëshëm, nuk arriti të depërtojë nga grupi B i Ligës së Kampionëve ku kishte punë me Real Madridin, Galatasarayn dhe Copenhagenin.…

Sport

19/03/2014 12:14

Juventusit i kushtoi shtrenjtë eliminimi nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes që është duke dominuar në Serie A gjatë këtij sezoni, në rrugëtimin drejt titullit të tretë të njëpasnjëshëm, nuk arriti të depërtojë nga grupi B i Ligës së Kampionëve ku kishte punë me Real Madridin, Galatasarayn dhe Copenhagenin.

Kjo pasi skuadra humbi duelin e fundit dhe vendimtar në Stamboll kundër Galatasarayt me rezultat 1:0, në një ndeshje të shtyrë për një ditë për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dhe gjendjes së tmerrshme të fushës.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka treguar humbjet nga eliminimi i parakohshëm.

“Në futboll një gol mund të ketë rëndësi të madhe. Eliminimi nga Liga e Kampionëve na kushtoi 25 milionë euro”, deklaroi Marotta gjatë një interviste për Tuttosport.

Juventus është në Europa League, ku ka barazuar 1:1 në ballafaqimin e parë me Fiorentinën në 1/8 e finales.