Juventus humb Vidalin

Juventus do të jetë pa mesfushorin Arturo Vidal për 20 deri në 30 ditë, për shkak të një lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë.

Sport

10/09/2014 14:38

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal do të mungojë për rreth 20 ditë, më së tepërmi një muaj, për shkak të një lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë.

Ylli kilian u rikthye i dëmtuar nga obligimet ndërkombëtare dhe pas testeve mjekësore në klinikën Fornaca në Torino është zbuluar shkalla e problemit.

Sipas mediave italiane, mesfushori do të mungojë për më së tepërmi një muaj.

Vidal pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për ballafaqimin me Romën më 5 tetor.