Juventus humb Tevezin

Pas Andrea Pirlos e Paul Pogbas, Juventus ka humbur edhe sulmuesin Carlos Tevez, për shkak të një lëndimi. Ylli argjentinas do të mungojë sonte në ndeshjen e kthimit kundër Fiorentinës në Coppa Italia.

Sport

07/04/2015 14:45

Juventus ka konfirmuar se sulmuesi Carlos Tevez do të mungojë sonte në ndeshjen e kthimit kundër Fiorentinës në gjysmëfinale të Coppa Italia.

“Carlos Tevez nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme”, thuhet në komunikatën e Bianconerëve.

“Sulmuesi argjentinas është larguar nga hoteli i ekipit në Firencë për shkak të përkujdesjes ndaj problemit muskulor në kofshën e këmbës së majtë. Në ditët në vazhdim do të bëhen teste shtesë”.

Juventus edhe ashtu ka një numër të madh të mungesave përfshirë titullarët e tjerë si Andrea Pirlo e Paul Pogba.