Juventus ‘harron’ eliminimin nga Liga e Kampionëve me përforcimin e ri nga Premierliga

Matteo Darmian është pranë largimit nga Old Trafford dhe rikthimit në Serie A.

Sport

14/04/2018 08:23

Matteo Darmian është gjithnjë e më afër transferimit në Juventus.

Skuadra nga Torino është në kërkim të një mbrojtësi të ri të krahut dhe futbollisti i Manchester United është objektiv i rëndësishëm.

“Tuttosport” raporton se Darmian është pranë largimit nga Old Trafford dhe rikthimit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah, dy mbrojtës të krahut pritet të largohen nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/