Juventus hakmerret për Bonuccin, transferon yllin e ri nga Milan (FOTO)

Juventus kërkon një përforcim nga Milan.

Merkato

15/07/2017 09:28

Juventus ka shprehur interesim për transferimin e talentit të Milanit, Manuel Locatelli.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se pas shitjes së Leonardo Bonuccit tek “Rossonerët”, Juventus ka kthyer vëmendjen tek një përforcim nga San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes Milanit dhe Juventusit për të diskutuar në lidhje me kalimin e Locatellit te skuadra kampione nga Serie A. /Lajmi.net/