Juventus fiton Kupën e Italisë, i hapë rrugë tripletës (VIDEO)

Juventus është fitues i Kupës së Italisë për edicionin 2016/17.

Sport

17/05/2017 22:57

Zonja e Vjetër fitoi finalen e madhe kundër Lazios në “Olimpico”.

Bardhezinjtë mposhtën kryeqytetasit 2:0, me golat e Dani Alves dhe Leonardo Bonuccit.

Juve i hapë rrugë kështu synimit të madh, fitimit të tripletës.

Serien A e siguron me një fitore ndaj Crotones të shtunën, ndërsa tripleta kompletohet nëse Juve triumfon në mbrëmjen magjike të Kardifit, në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. /Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x5mp9zo_all-goals-highlights-juventus-2-0-lazio-17-05-2017-hd_sport

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6