Juventus – Fiorentina, do të befasoheni nga futbollisti më i dobët i ndeshjes (FOTO)

Gonzalo Higuain është larg nga forma ideale te Juventus.

Sport

21/09/2017 07:18

Gonzalo Higuain bëri një tjetër paraqitje të dobët në fitoren e Juventusit ndaj Fiorentinës me rezultat 1:0.

Sulmuesi argjentinas përveç se kaloi një tjetër ndeshje pa realizuar gol në Serie A, nuk arriti të lë gjurmë në sulmin e “Bianconerëve”.

Kurse, për herë të dytë të njëpasnjëshme në takimet e Juventusit në Serie A, ai është shpallur futbollisti më i dobët i ndeshjes nga mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka ftuar që të jetë i qetë në kërkim të rikthimit të formës ideale.

Higuain ka realizuar 2 gola në 5 xhirot e para në sezonin e ri në Serie A. /Lajmi.net/