Juventus fillon bisedimet me yllin e “Kampionatit botëror 2018”

Juventus kërkon një përforcim të ri nga Rusia.

Sport

19/06/2018 07:58

Juventus nuk ka më dyshime dhe ka filluar kontaktet me CSKA Moskën në lidhje me transferimin e mesfushorit Aleksandr Golovin.

Reprezentuesi rus shkëlqeu me asistim dhe gol në fitoren ndaj Arabisë Saudite me rezultat 5:0 në ndeshjen hapëse të “Kampionatit botëror 2018”.

Kurse, mediat italiane raportojnë se skuadra kampione nga Serie A kërkon transferimin e tij të menjëhershëm në Torino, përcjell “lajmi.net”. CSKA Moska e vlerëson Golovinin në 25 milionë euro.

Kurse, Juventus deri më tani ka shfaqur gatishmëri të paguajë 17 milionë euro dhe 3 të tjera në bonuse. /Lajmi.net/