Juventus fillon bisedimet me përforcimin e ri

Juventus kërkon një përforcim të ri nga La Liga.

Sport

08/06/2018 09:51

Juventus dhe Valencia kanë filluar kontaktet e para për João Cancelo.

Klubi spanjoll refuzon huazimin me blerje të obliguar dhe dëshiron ta shesë mbrojtësin portugez.

Negociatat vazhdojnë, ka njoftuar Romeo Agresti nga “Goal Italia”, përcjell “lajmi.net”.

Valencia kërkon rreth 40 milionë euro për shërbimet e Cancelos i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar në Inter. /Lajmi.net/