Juventus e shet Dybalan për transferimin e top lojtarit

Juventus do të befasoj me transferimet që do t’i bëjë në verën e ardhshme.

Merkato

07/01/2019 10:13

Juventus duket se do të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër me të përfunduar ky sezon.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që ta shet Paulo Dybalan me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

Juventus do ta shet argjentinasin, në mënyrë që të krijoj sa më shumë fonde për transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja.

Sipas mediave italiane, skuadra torinase është e gatshme të ulet në tavolinë me çdo skuadër që i ofron mbi 100 milionë euro për Dybalan.

Mbappe vlen 200 milionë euro, andaj Juventus shpreson që nga shitja e argjentinasit, t’i marrë së paku 120 milionë euro. /Lajmi.net/