Juventus e pëson keq në shortin e Ligës së Kampionëve

Juventus rrezikon kundërshtar të fortë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

06/12/2017 07:28

Juventus u kualifikua nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Por, “Bianconerët” rrezikojnë kundërshtar të fuqishëm në short pas përfundimit në pozitën e dytë në Grupin D.

“TuttoJuve” shkruan se skuadra e Massimiliano Allegrit ka plot rreziqe në shortin e së hënës, përcjell “lajmi.net”.

PSG, Manchester City, Tottenham, Manchester United, Besiktas dhe njëri mes Liverpool, Sevilla e Spartak Mosca janë ende në garë në Grupin E. /Lajmi.net/