Juventus e do, Real Madrid i tregon çmimin e Iscos

Tashmë është bërë e ditur se Isco Alarcon do të largohet nga Real Madridi.

Sport

04/12/2018 13:45

Isco Alarcon e dëshiron largimin nga Real Madrid, pasi Santiago Solari nuk llogaritë në të.

Juventus ka kohë që po tenton ta transferoj spanjollin, mirëpo madrilenët nuk duan të heqin dorë edhe aq lehtë prej tij, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid po kërkon plotë 700 milionë euro nga shitja e tij, aq sa është edhe klauzola e tij.

Kjo kërkesë e tyre mund të ulet ndjeshëm, pasi Isco e do largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që t’i ofrojë 80 milionë euro për spanjollin, por që duhet të pres deri në verën e vitit 2019. /Lajmi.net/