Juventus e dëshiron transferimin e Ramsey këtë muaj, Arsenal ka një kusht

Aaron Ramsey ka arritur një marrëveshje personale me kampionët e Serie A, Juventus, por lojtari thuhet se do të kalojë në  Torino në fund të këtij sezoni.

Sport

22/01/2019 20:46

Kjo gjë nuk i pëlqen aq shumë skuadrës së Juventus, të cilët preferojnë ta marrin lojtarin qysh në këtë afat kalimtar.

Problemi qëndron tek skuadra e Arsenal, të cilët nuk janë të gatshëm ta lirojnë lojtarin, në përjashtim të një kushti.

“Mirror” shkruan se “gunners” mund ta lirojnë lojtarin vetëm nëse ata nënshkruajn me dy mesfushorë gjatë këtij afati, transmeton lajmi.net.

James Rodriguez dhe Denis Suarez janë dy lojtarët që po kërkohen me ngulm nga skuadra e Unai Emery.

Suarez pritet që të kaloj në “Emirates” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me mundësi blerje gjatë verës.

Nëse kjo arrihet, atëherë Ramsey do të kalonte në Juventus për afër 10 milionë euro. /Lajmi.net/