Juventus e aprovon idenë që mund t’i nervozojë jashtë mase tifozët

Serie A po mendon të bëjë një ndryshim të madh, por mund të mos u pëlqej tifozëve.

Sport

15/11/2018 17:00

Serie A dëshiron që disa ndeshje të sezonit të mos luhen në Itali, por në disa vende të ndryshme të botës.

Juventus është skuadra e parë që e ka aprovuar këtë ide, mirëpo tifozët me gjasë se nuk do ta pëlqejnë, përcjell “lajmi.net”.

‘Zonja e Vjetër’ e ka përkrahur këtë ide, pasi dëshiron që të jetë sa më afër tifozëve në mbarë botën.

Por, tifozët italianë me gjasë nuk do ta pëlqejnë këtë ide, pasi ata do të humbasin një numër të konsiderueshëm të ndeshjeve. /Lajmi.net/