“Juventus do të fitojë Ligën e Kampionëve”

Sulmuesi i Young Boys, Guillaume Hoarau, beson se Juventus do të fitojë Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar skuadrën e Massimiliano Allegri si ‘skuadër të çmendur’.

Sport

28/12/2018 14:22

Francezi ka arritur të shënoi dy herë kundër Bianconerëve në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku skuadra e Juventusit pësoi edhe humbjen e vetme deri më tani këtë sezon.

“Ka qenë një nga fitoret më të mira në karrierën time”, ka deklaruar Hoarau gjatë një interviste për ‘Gazzeta dello Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Juventus janë një ekip i ‘çmendur’, i jashtëzakonshëm. Ata ishin një ekip i fort, dhe kur pastaj transferoni Ronaldon…, kanë një mentalitet të madh, kurrë nuk lodhen së fituari”.

“Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Juventusi, por ata kanë nevojë t’i marrin gjërat në kohën e duhur. Shpresoj të takohen në finale me ish skuadrën time, PSG-në”./Lajmi.net/