Juventus dhe Roma shkëmbejnë dy super-yje (FOTO)

Roma dhe Juventus mund të shkëmbejnë dy futbollistë të njohur gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Merkato

18/07/2017 11:26

Kostas Manolas mund të transferohet në Juventus kurse Juan Cuadrado mund të nënshkruajë me Romën.

Mediat italiane raportojnë se “Giallorossët” dhe “Bianconerët” janë në negociata për shkëmbimin e tyre gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Manolas është objektiv i Juventusit pas shitjes së Leonardo Bonuccit në Milan, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Cuadrado mund të largohet nga klubi pas ardhjës së Douglas Costa nga Bayern Munich. /Lajmi.net/