Juventus dhe Man Utd kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve

Juventus dhe Manchester United e kanë kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

12/12/2018 22:56

Juventus dhe Manchester United, kanë kaluar në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane humbi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në garën më të madhe për klube në Evropë, duke u mposhtur nga Young Boys, me rezultat 2 me 1, raporton “lajmi.net”.

Poashtu edhe Manchester United pësoi humbje ndaj Valencias me rezultat të njëjtë (2:1), por që kaluan në fazën tjetër.

Skuadra spanjolle arriti ta siguroi një vend në Ligën e Evropës, ndërsa Young Boys u përshëndet me të dyja garat.

Juventus përfundoi në vendin e parë me 12 pikë, Manchester United me 10, Valencia me tetë pikë dhe Young Boys me katër sosh. /Lajmi.net/