Juventus dhe Inter e duan sensacionin më të ri në Evropë
Juventus dhe Inter duket se kanë një shënjestër të përbashkët për sezonin e ri.
Merkato
Juventus dhe Inter duan ta transferojnë mesfushorin e Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai.
Mesfushori i talentuar ka impresionuar në këtë sezon te skuadra austriake, duke shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 14 paraqitje, përcjell lajmi.net.
Juventus dhe Inter kanë mbetur të impresionuar nga forma e tij, andaj e duan transferimin e tij me të përfunduar ky sezon.
Është bërë e ditur se Salzburg i do 10 milionë euro nga shitja e 18-vjeçarit, andaj do të jetë një garë e nxehtë mes të dyja skuadrave nga Serie A. /Lajmi.net/