Juventus, dëgjoje Reusin

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus thotë se nuk brengoset, pavarësisht humbjes 2:1 nga Juventus në ndeshjen e tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/02/2015 09:37

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, insiston se nuk brengoset pavarësisht humbjes 2:1 nga Juventus në ndeshjen e tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi gjerman realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij, por fitorja u takoi Bianconerëve.

“Ndoshta kemi mundur të nxjerrim diçka më shumë”, deklaroi ai për “Sky”.

“Pas barazimit 1:1 ne ishim më mirë në ndeshje dhe disavantazhi 2:1 ishte një marrëzi. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat deshën të vazhdojnë në mënyrën e tyre. Tani duhet të rregullojmë këtë në ndeshjen e dytë”, u shpreh ai.

“Ne duhet të jemi më të vendosur, nuk brengosem aspak. Gjithçka është e mundur në ndeshjen e kthimit”, përfundoi Reus.