Juventus cakton klauzolë për shitjen e Emre Can

Emre Can ka klauzolë në kontratën e tij me Juventusin.

Sport

22/06/2018 08:10

Juventus ka caktuar klauzolë prej 50 milionë euro në kontratën e Emre Can, e vlefshme jashtë Italisë dhe e cila hyn në fuqi nga viti i tretë në klub.

Can nënshkroi me “Bianconerët” si futbollist i lirë, pas largimit nga Liverpool.

Por, Romeo Agresti nga “Goal Italia” ka njoftuar se në kontratë është caktuar një klauzolë, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, ajo edhe mund të vazhdohet nëse Can nënshkruan kontratë të re në Juventus. /Lajmi.net/