Juventus cakton çmimin për shitjen e Sandros

Alex Sandro ka oferta për largim nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/05/2018 13:26

Alex Sandro mund të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi brazilian ka kaluar një stinor të komplikuar te “Bianconerët” edhe pse skuadra fitoi titullin në Serie A dhe Coppa Italian.

Sandro shpeshherë nuk ka qenë titullar në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri andaj ka zgjuar spekulime se mund të largohet nga Torino.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Sandro kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Juventus nuk e kundërshton shitjen e Sandros dhe do t’i konsiderojë ofertat prej së paku 50 milionë euro për shërbimet e ish yllit të Portos. /Lajmi.net/